Kosovë, sulmohet makina e një punonjësi të zyrës administrative
Persona të panjohur kanë sulmuar rreth mesnatës së mbrëmshme makinën e një punonjësi të zyrës administrative në veri të Kosovës.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Beta, shefja e kësaj zyre Adriana Hoxhiç theksoi se kjo është hera e tretë që serbëve u sulmohen makinat.
“Kemi 52 punëtorë nga veriu i Mitrovicës. Nuk merremi me politikë, por vetëm ndihmojmë qytetarët. Nuk e di pse duhet të jemi shënjestër e sulmeve”, ka thënë Hoxhiç për agjencinë serbe.
Qeveria e Kosovës, muaj më parë, ka hapur Zyrën Administrative në veri të Kosovës, me gjithë kundërshtimet e komunitetit serb. Zyra tashmë është bërë plotësisht funksionale. /E.L/