Kalo te lënda

Daqiq: Nuk synojmë Serbinë e Madhe

Kryeministri i Serbisë Ivica Daqiq në vizitën e tij në Banjallukë ka theksuar se ai nuk është për idenë e Serbisë së madhe dhe se kurrë nuk e ka mbështetur gjenocidin.

“Unë e di një gjë, ne nuk përkrahim krimet e luftës, as që e kemi mbështetur gjenocidin dhe krijimin e Serbisë së Madhe, por ne mbështesim të drejtat e serbëve kudo që ata jetojnë në Kroaci, Bosnjë, Serbi dhe Kosovë” tha Daqiq.

Sipas medieve serbe Daqiq ka thënë se ai kurrë nuk ka synuar të ketë një politikë kundërshtuese ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Lini një koment