Kalo te lënda

Avni Kastrati rrënon xhaminë 550-vjeçare

Pa e pyetur askënd, i pari i Mitrovicës, Avni Kastrati, i ka thënë po një donacioni turk me të cilin synohet që në vend të Xhamisë Isa Beg, themelet e së cilës datojnë që nga viti 1465, të ndërtohet xhamia më e madhe në Kosovë.

Xhamia gati gjashtëshekullore e njohur edhe si Xhamia e Zallit, është rrënuar e rindërtuar disa herë gjatë historisë së saj, shkruan Koha Ditore.

Ajo është në listën për inventarizim, dhe është e mbrojtur nga Ligji për trashëgimi kulturore dhe mekanizmat institucionalë që burojnë nga ai.

Institucionet e kulturës kanë qenë të befasuara nga ky lajm, teksa kanë thënë se do të ndërmarrin masa për parandalimin e një veprimi të tillë.

Dy herë brenda vitit të kaluar ata kanë dështuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Xhamia Hatunije pesëshekullore në qendër të Prishtinës qe rrafshuar. Fatin e njëjtë e ka pasur edhe ajo e Dobërçanit afër Gjilanit, 100 vjet e vjetër.

1 Koment »

  1. Allahu i denoft e i shkaterroft krejt keta qe po i rrenojn xhamijat e Kosoves po keta tek qenkan ma te kqij se shkijet te poshterit e botes po ato jane me vler te medha ai pis Avni Kastrati per kete pune duhet simas ligjit me u shkareku nga detyra dhe me u denu nga njeri dhe nga Allahu pisi i botes.

    Pëlqejeni

Lini një koment