Kalo te lënda

‘Armët i blemë, nuk na i falën’

Do të pritet qershori i vitit të ardhshëm për të marrë ‘guximin’ për të blerë armë të rënda për FSK-në. Edhe pse ka nevojë për automjete të rënda, njëherë kjo nuk është prioritet. Zv/ministri i MFSK-së, Shemsi Veseli, ka deklaruar se deri tash i gjithë armatimi që është blerë për FSK-në ka qenë nga buxheti i Kosovës.

“Janë shfrytëzuar kontributet buxhetore nga qytetarët e Kosovës. Nuk ka pasur ndonjë donacion”, ka thënë Veseli, për “Tribuna Shqiptare”.

Ndërkohë, Veseli ka thënë se FSK-ja është e gatshme të marrë pjesë në misione jashtë vendit, nëse NATO e parasheh ose BE-ja e vlerëson se mund të kontribuojë.

Ai shpjegon se dëshirojnë që një herë të marrim pjesë në kontingjentin e ndonjë shteti të Aleancës Veri-Atlantike, e sidomos në  kuadër të njësiteve të Ushtrisë së Shqipërisë.

Lini një koment