Kalo te lënda

Tërmkolli: Yagcilar solli turq me autobus në Kosovë

Anëtarja e kryesisë së AAK-së, Melihate Tërmkolli akuzoi Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, për fryrjen e numrit të turqve në Kosovë gjatë procesit të regjistrimit. Ajo tha se duke qenë ministër, Yagcilar ka sjellë turqë nga Turqia me autobus në mënyrë që të regjistrohen si banorë rezidentë në Kosovë.

Duke e vlerësuar si të dështuar procesin e regjistrimit të popullsisë të përfunduar në prill të këtij viti, anëtarja e kryesisë së AAK-së, Melihate Tërmkolli tha se ka qenë proces që ka lënë shumë probleme të hapura. Ajo akuzoi Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar për fryrje të shifrave të turqve të Kosovës.

“Pasi ministri Jagxhillar me autobus ka sjellë turq nga Turqia, i ka sjellë sa për t’u regjistruar etj etj. Pra, janë shkelur rregullat dhe standardet ndërkombëtare të regjistrimit të popullsisë”, tha Tërmkolli, transmeton RTK.

Ministri Yagcilar i kontaktuar nga Radio Kosova  nuk ka dashur të flas për këtë çështje.

Lini një koment