Kalo te lënda

Taktika serbe ‘shkapërderdhet’ në Murin e Berlinit

Edhe Bashkimi Evropian edhe “ruajtja e Kosovës” – politike të cilën e kishte promovuar qeveria e Cvetkoviqit, kurse e pasoi ajo e Daçiqit, është ndeshur në murin e Berlinit, kështu shkruan e përditshmja serbe “Novosti”.

“Kreu i shtetit në ditët e ardhshme do të tentoj të gjej formulën që Serbia të vazhdoj betejën për Kosovën, si dhe integrimet evropiane. Praktikisht, është e nevojshme që të paktën të zbutët dhe amortizohet kërkesa e Angela Merkelit që Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë marrëveshje obliguese për marrëdhëniet ndërfqinjësore”, shkruan “Novosti”.

Sipas kësaj gazete, gjashtë kushtet tjera që i ka vendos Gjermania: Impelmentimi i planit aksional, zbardhja e sulmit ndaj ambasadës gjermane në Beograd, tejkalimin e problemeve të së kaluarës në rajon, implementimin e të gjitha marrëveshjeve me Prishtinën, heqjen e institucioneve paralele nga veriu i Kosovës, bashkëpunimin me EULEX-in dhe KFOR-in, Serbia pak a shumë është e gatshme t’i përmbushë.

Zyrtarët serbë, sipas burimeve të kësaj gazetë, së shpejti do të bëjnë të ditur publikisht se për cilat lëshime janë të gatshëm sa i përket Kosovës, por edhe deri ky është vija e kuqe e cila nuk do të kalohet.

Zv/kryeministri Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se Beogradi nuk e ka ditur vetëm për kushtin e shtatë, e i cili ka të bëjë me lidhjen e një kontrate të shkruar për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, para se të vazhdojë rrugën për integrime.

Ai ka saktësuar se gjashtë nga shtatë kushtet e paraqitura nga përfaqësuesi i partisë më të madhe gjermane Andreas Shokenhof, janë ditur edhe më herët, por, nuk është përgjigjur direkt, nëse Serbia do ta përmbushë edhe kushtin e shtatë.

Vuçiq ka thënë se për Serbinë është me rëndësi se çka mendon për këto kushte BE, dhe ka kujtuar qëndrimin e shefit të delegacionit të BE-së në Beograd, Vinsent Dezhert.

Ky i fundit ka thënë se kushtet e parlamentarëve gjermanë paraqesin vetëm “një mendim”, ndërsa vendimin final për nisjen e negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE e marrin shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së. (ORAinfo)

Lini një koment