Shqiptarët mobilizohen kundër terrorit dhe asimilimit sllav
Këshilli kombëtar i shqiptarëve që administrohen nga Serbia, tash e tutje do të ketë selinë e vet në Bujanoc, e cila merr përgjegjësinë për fatin e të gjithë bashkëkombasve qe jetojnë ne shtetin sllav.
Këshilli Kombëtar Shqiptarë është institucion reprezentativ i shqiptarëve në kompetencë të së cilit janë çështja e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si dhe çështja e përdorimit të simboleve kombëtare. Në ceremoninë e rastit prezantuan mysafir të shumtë.
Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve që administrohen nga Serbia, me një ceremoni rasti kanë inauguruar selinë e këtij institucioni në Bujnaoc, në të cilën prezantuan diplomatë, përfaqësues të pakicave tjera kombëtare që jetojnë në Serbi, si dhe qeveritar dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Luginën e Preshevës.
Ish ndërtesa e Komitetit të Partisë Komuniste në Bujanoc, falë donacioneve të Bashkimit Europian përmes Programit “Progres” është rinovuar në ambiente jashtëzakonisht moderne, të cilat tash e tutje do t`i shfrytëzoj Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Esad Xhuxheviq, kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, në fjalën e tij duke uruar për ambientet e reja të KNSH-së, ka komentuar simbolikat e çuditshme të cilat, siç u shpreh, lidhen me hapësirën e re të KNSH-së, që dikur i takonte komitetit komunist, për të cilin la të kuptohet se ishte një ndër kuzhinat antishqiptare, ndërkohë që tani e tutje këto ambiente i gëzon Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, i cili në mënyrë të suksesshme po e kryen rolin e tij, ka thënë Xhuxheviq.
Inaugurimi i “Shtëpisë së re” të Këshillit Kombëtar Shqiptarë, institucion ky i përkrahur nga rreth tetëmbëdhjetë mijë votues shqiptarë etnik që jetojnë në këto troje, dëshmoi edhe përkrahjen që e gëzon Këshilli Kombëtar nga përfaqësitë diplomatike, organizatat e ndryshme ndërkombëtare dhe qeveritare, të cilat janë të dedikuara për ndihmë dhe asistencë në këtë rajon.
Përgëzimi i selisë së re të Këshillit Kombëtar vuri në pah edhe përkrahjen e bashkëpunimin dashamirës me këshillat kombëtare të bashkësive të tjera etnike. Ndërkohë që kjo përkrahje jep garanci për suksese në zgjidhjen graduale të problemeve në sferat jetike siç është arsimi, kultura, informimi, përdorimi zyrtarë i gjuhës dhe shkrimit shqip si dhe përdorimi i simboleve kombëtare.
po de po
PëlqejeniPëlqejeni