“S’e duam presidenten që s’e mbanë fjalën”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë sot se në çdo vend luftohet korrupsionin në pozitë, ndërsa në Kosovë ai po luftohet në opozitë.
Duke folur për marrëveshjen mes tre liderëve, për zgjedhjen e presidentes së Kosovës, ai ka thënë se ideja e asaj marrëveshje ka qenë që të mbaheshin zgjedhjet e drejtpërdrejta, që presidenti të zgjidhjet nga vota e popullit, si dhe të bëhej reforma zgjedhore. Kjo, sipas tij, ka qenë kërkesë edhe e ambasadës amerikane, por ajo marrëveshje nuk po respektohet dhe fajtor për këtë është kryeministri, Hashim Thaçi.
“Ne nuk do t’i votojmë ato amandamente kushtetuese që kanë të bëjnë me presidentin dhe nuk dëshirojmë që të kemi një presidente e cila nuk e mban fjalën publike”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK është kundër dialogut politikë me Serbinë.
Këto komente Musfata i ka bërë gjatë një manifestimi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, të organizuar nga Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.