Rrjetet sociale ndikojnë tek politika
SHBA – Ajo që votojnë ‘miqtë’ në rrjetet sociale vlen. Studiuesit, të drejtuar nga James Fowler i Universitetit të Kalifornisë në San Diego, kanë demostruar që mobilizimi online edhe në fushën politike mund të rezultojë më efikas, nëse mbështetet nga opinioni i rrjetit social të zgjedhësve.
Kërkimi, i publikuar tek Nature, ka marrë në konsideratë një kampion prej 61 milionë zgjedhësish amerikanë, që kanë përdorur rrjetin social Facebook gjatë zgjedhjeve të Kongresit në 2010.