Kalo te lënda

Rita Ora “Jam e vetmuar, dua një lidhje dashurie”

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, duket se është vetëm dhe pa asnjë historie dashurie, ndryshe nga sa është përfolur në media. Rita së fundmi është parë shpesh nën shoqërinë e Rob Kardashian, për të cilin mediat kanë thënë se janë bashkë. Megjithatë, në një intervistë për revistën “Rollacoaster”, Rita ka këmbëngulur se ata janë vetëm miq të mirë.Ajo ka treguar se nuk ka asnjë të dashur në jetën e saj, por as nuk ka besim se mund të krijojë një marrëdhënie të suksesshme dashurie, për shkak të axhendës së ngjeshur. “Jam aq e vetmuar. Unë thjesht dua të krijoj një lidhje dashurie… tani për tani, nuk do të ishte e drejtë të jem në një lidhje. Unë nuk kam fare kohë për këto gjëra. Nuk dua t’ia bëj një gjë të tillë dikujt që do të më dashuronte”, ka deklaruar Rita.

Lini një koment