Kalo te lënda

Rita, në Australi

Pas qëndrimit në Kosovë, ku ka realizuar xhirimet për videoklipin e saj të ardhshëm, Rita Ora ka vazhduar me disa performime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këngëtarja 21 vjeçare ka pasur shumë angazhime në SHBA, duke promovuar albumin e saj debutues, ku mes tjerash ka performuar edhe në emisionin e popullarizuar Jimmy Kimmel Live.

Pas Evropës e SHBA-ve, në rradhë është një kontinent tjetër. Gjatë javës se ardhshme, Rita do të niset në udhëtimin e saj të parë drejt Australisë. “Hej, mund t’ia qëlloni se kush do të shkojë në Australi brenda 6  ditësh? Unë!”, ka shënuar Rita në rrjetet sociale, duke shtuar: “Mezi po pres, nuk kam qenë më parë”.

Muajin e kaluar, Rita publikoi albumin e saj të parë “ORA”, që erdhi pas suksesit me singlat  ‘R.I.P.’, ‘Party & BS (How We Do)’ dhe bashkëpunimin me DJ Fresh ne ‘Hot Right Now’.

Këngëtarja ka bërë të ditur tashmë se është duke bërë plane për realizimin e albumit të saj të dytë dhe u ka premtuar fansave se ky album do të flasë më shumë për ”zemra të thyera”.

Lini një koment