Kalo te lënda

Passwordi është i gabuar? IPhone ”vetëshkatërrohet” – Video

Duke pasur parasysh të gjitha ato se cfarë është i aftë të bëjë ”Siri”, asistenti vokal prezent në IPhone, nuk është për tu çuditur nëse në të ardhmen do të jetë i aftë edhe të vetëshkatërrohet nëse bie në duar të gabuara. “Nëse nuk e ke më IPhone-n tënd asnjë tjetër s’duhet ta ketë”: lind kështu funksioni “i fshehur”, i ilustruar përmes kësaj videoje, mes një koncepti të vertetë dhe nje parodie. Duke gabuar tre herë passwordin, në fakt, ”Siri”, ndërhyn duke njoftuar vetëshkatërrimin e smartphone-it. Koha për tu përshëndetur, – “Lamtumirë”- dhe ekrani bëhet copë-copë. Në YouTube videoja ka arritur rreth dy milion shikime.
Në fakt mjaft persona kanë pyetur nëse vetëshkatërrimi ekziston në të vertëtë. Faktikisht, bëhet fjalë për një efekt vizual, i ideuar nga Aatma Studio Animation, një shoqëri nga San Francisko, që prej kohësh publikon në kanalin e saj në YouTube, koncepte të së ardhmes të produkteve Apple.
/op1/

Lini një koment