Muzika kundrejt politikës
Manjola Nallbani, viteve të fundit është e angazhuar shumë në koncertet që jep për shqiptarët jashtë kufirit. Ajo konsideron si vështirësi shumëllojshmërinë e këngëve që i kërkohet të këndojë nga shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut.
“Kur marr pjesë në mbrëmje shqiptarësh unë këndoj rreth 7 lloje të muzikës popullore. Kënga popullore më ka çuar ngado ku ka shqiptarë përtej kufirit dhe nëse këndoj një këngë korçare, ngrihet një shkodran e më kërkon një këngë shkodrane. Pas tij një tiranas e kështu me radhë,” ka rrëfyer për TCH këngëtarja.
Në lidhje me ofertat që ka pasur për t’i hyrë politikës, Manjola deklaroi: “Jam e ndjeshme ndaj situatave politike sepse jetoj në Shqipëri. Mua më është ofruar të jem pjesë e politikës, por unë as e njoh e as e manovroj dot atë. Nuk është në natyrën time.”
Përveç karrierës në muzikë, këngëtarja e njohur vazhdon të jetë e përkushtuar edhe në karrierën e saj akademike, si profesoreshë në Akademinë e Arteve.