Jo mirë për Realin
Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë në sezonin e ri në La Liga, duke mbetur shumë prapa Barcelonës në garën për kreun e tabelës.
Në takimin e zhvilluar në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, kampioni në fuqi u mposht me epërsi minimale nga Sevilla.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutat e hershme të takimit (2’), kur pas një harkimi të Ivan Rakitic, Piotr Trochowski shënoi golin me vlerën tri pikë.
Gjatë gjithë ndeshjes, mysafirët u munduan që të shfaqeshin të rrezikshëm në fazën ofensive, mirëpo efektiviteti i tyre mungoi tërësisht.

Pas katër xhirosh, Real Madridi regjistron një fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërkaq mbetet tetë pikë prapa liderit të Kampionatit spanjoll, Barcelonës. /Telegrafi/
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=LRQXvYuGhi8