Dacic e do Riza Halimin në pushtet
“Rikthimi i partisë së Riza Halimit në pushtet, mund të stabilizoj situatën në Bujanoc”, kështu është shprehur Kryeministri serb dhe lideri i SPS-së Ivica Daçiç, i cili ndër të tjera shtoi se qeveria e tij do të ketë ndryshime si në Leskoc ashtu edhe në Vranjë e Bujanoc, pa prekur Preshevën.
Siç transmeton Presheva Jonë, Daçiq ka thënë se sa i përket sigurisë, në qeverisjen e koalicionit në Bujanoc për shkak të situatës alarmante, nuk do të ketë ndryshime.