Burg pa afat për Nazime Vishën
Në përfundim të masës së arrestit prej 30 ditësh Gjykata e Tiranë ka rivlerësuar masën e sigurisë ndaj Nazime Vishës duke vendosur masën me burg pa afat. 18-vjeçarja akuzohet se ka vrarë Fiqiri Muçën, 45 vjeç, për të cilin pretendon se e ka përdhunuar që kur ajo ishte e mitur.
Visha akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje për ngjarjen e ndodhur me muajin gusht. Muça ishte kunati i motrës së 18-vjeçares dhe dyshohet se ai ka ushtruar dhunë psikologjike mbi të. Vetën Nazimja ka pranuar vrasjen.