50 të diagnostikuar me Sida në Shqipëri
Për 8 muajt e parë të vitit 2012 janë diagnostikuar 50 raste të reja me HIV/AIDS. Të dhënat bëhen publike nga mjeku i departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, Shpëtim Qyra.
Sipas mjekut, ajo që vihet re është fakti se të diagnostikuarit e rinj nuk janë pjesë e grupeve të rrezikuara siç janë të droguarit apo meshkujt që kryejnë marrëdhënie me meshkuj, por janë raste që i përkasin popullatës së përgjegjshme. Gjithashtu, mjeku bën me dije se në total rastet e personave të prekur nga kjo sëmundjeve, që prej vitit 1993 kanë shkuar në 530. (BW/