Kalo te lënda

Zhbogar: BE-ja është duke marrë një rol më të madh në Kosovë

Përfaqësuesi Special i BE në Kosovë, Samuel Zhbogar ka deklaruar se pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, BE-ja është duke marrë një rol më të madh dhe përgjegjësi për situatën në Kosovë, veçanërisht në për pozitën e serbëve.

”Kosova dëshiron të jetë më afër me Bashkimin Evropian, dhe në këtë mënyrë do të shihet gjendja e përgjithshme, si do të zbatohet ligji në përgjithësi dhe të drejtat e pakicave”, ka thënë Zhbogar për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Ai ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të monitorojë situatën e minoriteteve, veçanërisht serbët në Kosovë.

Lini një koment