Kalo te lënda

Serbia ia kthen ‘fjalën’ Gjermanisë, Vulin: Nuk largohemi nga veriu

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka deklaruar sot në Zveçan se institucionet serbe në këtë rajon do të funksionojnë me kapacitete të plota.

“Serbia në këtë rajon do të mbetet me kapacitetet e saja të plota”, ka thënë Vulin në mbledhjen e përbashkët të këshilltarëve ilegal të komunave veriore të Kosovës.

Ai ka theksuar se në asnjë moment Serbia nuk do ta shikoj Kosovën ndryshe “nga cilado pjesë tjetër e territorit të saj”.

“Shteti do të jetë këtu me kapacitet të plotë dhe nuk do të lejoj që ju mos të mund të jetoni”, ka thënë Vulin i cili ka mbërritur në Zveçan pa paralajmërim dhe pa përcjellje. (ORAinfo)

Lini një koment