Kalo te lënda

Seks për 20 euro, katër të arrestuar

Raportohet se gjatë një operacioni janë arrestuar katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas nga Shqipëria, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke kryer veprën penale mundësim dhe marrje me prostitucion.Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta në Vitomericë të Pejës.

“Të dyshuarat femra kanë deklaruar se me vetë dëshirë për shkak te gjendjes së rëndë ekonomike  kanë pranuar të merën me prostitucion duke kryer shërbime seksuale për shumën 20-30 euro”, thotë zëdhënësi i Policë së Kosovës, kapiten Baki Kelani.

Ai tha se në lidhje me rastin menjëherë është informuar prokurori publik i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në qendrën e ndalimit deri në një vendim tjetër. Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikimit me qenie njerëzore./Valdrin Krasniqi/Indeksonline/

Lini një koment