Punëtorët e PTK-së dhe KEK-ut protestojnë sot për privatizimin
Zgjerohen pakënqësitë ndaj privatizimit te PTK-së dhe KEK-ut. Pas mbi 50 nënshkrimeve të mbledhura nga BSPK dhe OJQ-të, për mosprivatzimin të këtyre kompanive, sot në mesditë, do të protestojnë në vendet e tyre të punës edhe punëtorët e këtyre ndërmarrjeve, siç thonë ata ndaj privatizimit të egër të këtyre ndërmarrjeve. Kurse, të dielën, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do t’i drejtohet me një rezolutë Kuvendit, për të kundërshtuar mënyrën e privatizimit të PTK-së, KEK-ut dhe Trepçës. Ndërkohë, BSPK e mbështetur nga dhjetëra organizata joqeveritare, ka mbledhur 50 mijë nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër privatizimit të PTK-së dhe Distribucionit të KEK-ut si dhe kundër likuidimit të Trepçës, aksion që do të zgjatë deri diten e diel. Peticioni do ti dorëzohet presidentes Jahjaga, kryeministrit Thaçi, kryeparlamentarit Krasniqi si dhe Ambasadës amerikane. BSPK-ja dhe organizata joqeveritare, nuk janë kundër privatizimit por kundër mënyrës që po zbaton Qeveria për privatizmin e tyre./kosovasot/