Kalo te lënda

Pogradec, vret dy të afërm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së premtes qytetin e Pogradecit, ku një i ri ka vrarë me armë zjarri dy persona, të afërm të tij. Sipas informacioneve të fundit policore, autor i krimit të rëndë është shtetasi Romeo Myrtezai, 30 vjeç, i cili fillimisht ka qëlluar të afërmin Fatmir Muhaxhiri dhe më pas vëllanë e tij, informon TCH.

Të shtënat janë dëgjuar nga fqinjët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga 30-vjeçarin.

Nga burime policore zyrtare mësohet se motivet e ngjarjes kanë sfond familjar, pasi viktima e parë, 65-vjeçari Fatmir Muhaxhiri, ishte gjyshi i bashkëshortes së Myrtezait.

Lini një koment