Kalo te lënda

PDK dhe AAK pajtohen për amendamentimin e Kushtetutës

PDK-ja ka vendosur që amendamentet kushtetuese, të cilat ndërlidhen me kompetencat dhe me mënyrën e zgjedhjes së presidentit , t’i qesë për votim në Kuvend, madje edhe nëse nuk e merr mbështetjen e LDK-së. Një marrëveshje do që ta mbërrijë me subjektet parlamentare dhe pro saj tashmë është deklaruar AAK-ja.

Sipas “Kohës Ditore” fuqizimi i amendamenteve mëtohet të bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje të spektrit të gjerë. Njëra alternativë është që Thaçi , në cilësinë e kreut të PDK-së, t’u bëjë ftesë krerëve të subjekteve tjera për takim me synim daljen nga kriza. E dyta është që Jakup Krasniqi në cilësinë e kryeparlamentarit , të kërkojë takim me krerët e partive parlamentare ose me shefat e grupeve parlamentare, para se të vendoset që amendamentet të nxirren për votim.

Gjasat janë më të mëdha që Jakup Krasniqi të marrë iniciativën, sepse ai është më i pranueshëm për subjektet politike, e po ashtu Krasniqi nuk është subjekt i marrëveshjes për presidentin, shkruan gazeta.

LDK-ja ka mohuar mundësinë e përfshirjes në të, por AAK-ja është shprehur pro saj. PDK-ja përveç në votat e 59 deputetët e subjekteve në pushtet dhe 12 deputetëve të AAK-së, llogaritë edhe votat e shumicës së 10 deputetëve që janë pa grup parlamentar.

Këto ndryshime do të kalonin nëse të gjithë këta do të ishin prezentë në sallë në momentin e votimit./Telegrafi/

Lini një koment