Kalo te lënda

Pacolli kërkon njohjen e Kosovës nga Iraku

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi me presidentin e Irakut, Xhalal Talabani, ka kërkuar që Bagdadi ta pranojë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Sipas njoftimit nga Zyra e Pacollit, takimi ndërmjet Pacollit dhe presidentit irakian është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë takimi është diskutuar për proceset politike, nëpër të cilat po kalojnë të dy vendet.

Pacolli i ka paraqitur të arriturat e Kosovës prej shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, e deri tash, kur ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Në njoftim, po ashtu, theksohet se presidenti Talabani e ka ftuar zëvendëskryeministrin Pacolli që ta vizitojë Irakun.

Lini një koment