Mustafa: Organet e drejtësisë le të bazohen në ligj
Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa u ka apeluar të premten organeve të drejtësisë që ta shqyrtojnë në mënyrë të drejtë dhe ligjore rastin e kryesuesit të Kuvendit Komunal, sepse sipas kryetarit Mustafa shqyrtimi i drejt i këtij rasti është në të mirë të Hamiti, në të mirë të Komunës, dhe në të mirë të zbatimit të ligjit në Kosovë, për çka ne angazhohemi çdo herë.
“Ne dëshirojmë që të ketë interpretim ligjorë dhe se organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre duke u bazuar në ligj. Ne apelojmë që këto organe ta shqyrtojnë në mënyrë më të drejtë ligjore këtë çështje, sepse është në të mirë të zotit Hamiti, në të mirë të Komunës, dhe në të mirë të zbatimit të ligjit në Kosovë për çka ne angazhohemi çdo herë. Ajo çka në fakt kërkojmë ne, është që këto raste mos të bëhen spektakël në media, por të merren organet e drejtësisë dhe ato t’i sqarojnë sa më parë, Kjo do të ishte në dobi të asaj çfarë angazhohem unë dhe partia ime, LDK-ja. Është e dëmshme që këto të mbeten kështu, e të mos japin përgjigje organet e drejtësisë” ka thënë Mustafa.
Poashtu ai ka deklaruara “ne dëshirojmë që të ketë interpretim ligjorë dhe se organet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre duke u bazuar në ligj. Aq më pak dëshirojmë që ky rast dhe të tjerat të politizohen dhe të marrin karaktere dhe interpretim tjetër”.
Kryetari Mustafa tha se Komuna e Prishtinës akoma nuk ka një informatë ose vlerësim të organeve të drejtësisë lidhur më atë se për çfarë ngarkohet Hamiti.
“Ne, gjatë kësaj kohë, aq sa kryesues ka qenë zoti Hamiti nuk kemi pasur as një rast që kuvendi ka trajtuar ndonjë çështje, e cila nuk është proceduar përpara në organet e kuvendit. Do të ishte keq që të paragjykohet vepra, ngase qysh dje kamë parë që ka tentative për paragjykim, por kjo duhet lenë organeve të drejtësisë sepse askush nuk mund të shpallet fajtor paraprakisht pa vendos drejtësia. Sami Hamiti mbetet kryesues i kuvendit, ai e ka marrë votën e qytetarëve, dhe nga këshilltarët e asamblesë është votuar për kryesues të Kuvendit të Komunës”, tha kryetari Mustafa.
Kryetari Mustafa tha se në komunën e Prishtinës nuk është ndryshuar as një plan rregullues./Indeksonline/