Gjermania ia bën tetë me dy Beogradit për Kosovën
Andreas Shokenhof, zyrtar i lartë i Unionit Demokristian (CDU) në qeverinë e Gjermanisë, i ka bërë ftesë Beogradit për “ndikim aktiv” në heqjen e strukturave paralele dhe aparatit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe po ashtu ta ndalë financimin për ta, nëse do që të futet në BE.
Gjermania do të kërkojë nga Serbia, që para fillimit të negociatave për pranim me Bashkimin Evropian, të nënshkruajë një kontratë obliguese me Prishtinën për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, ka deklaruar dje në Beograd, Andreas Shokenhof, zyrtar i lartë i Unionit Demokristian (CDU) në qeverinë e Gjermanisë.
Në një konferencë për gazetarët në Beograd, siç transmeton ‘Koha ditore’ në Kosovë, Shokenhof ka theksuar se partia e tij në Parlamentin e Gjermanisë do të insistojë që Gjermania të mbajë qëndrim, që kontrata ndërmjet Beogardit e Prishtinës të jetë në formë të shkruar dhe deri në fund të procesit të pranimit në BE duhet të plotësohen të gjitha detajet e kësaj kontrate.
Ai i ka bërë ftesë Beogradit për “ndikim aktiv” në heqjen e strukturave paralele dhe aparatit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, dhe po ashtu ta ndalë financimin, duke theksuar se kontributi i Beogradit për veriun e Kosovës, sipas të dhënave gjermane, është “më i madh se kontributi të cilin Serbia merr nga BE”.
Më tej, në mesin e shtatë kushteve, politikani gjerman ka theksuar qartësimin e asaj se çka ka ndodhur në vitin 2008 në Beograd, kur në shenjë proteste është sulmuar Ambasada e Gjermanisë.
Tjetër kusht do të jetë kërkesa nga Serbia për sinjale të qarta “në drejtim të pajtimit në rajon”.
Po ashtu, do të kërkohet edhe realizimi i plotë i rezultateve të dialogut të deritashëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. që jetojnë në këto hapësira, thuhet në fund të njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë.
M.Alla