Kalo te lënda

Erdogan: Bosnja është e veçantë për Turqinë

Bosnja dhe Hercegovina dhe populli i saj për Turqinë janë të rëndësisë së veçantë dhe zënë vend të rëndësishëm. Kështu do të mbetët edhe në të ardhmen, ka thënë kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Erdogan sot është takuar me anëtarët e Presidencës së Bosnjës. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për marrëdhënie ushtarake, politike, ekonomike, historike, kulturore, ato do të vazhdojnë të shkojnë në të njëjtin drejtim, ka thënë Erdogan gjatë konferencës për media.

“Kemi përsëritur gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur kur bëhet fjalë për integrimet euroatlantike të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe veçanërisht kemi theksuar mbështetjen rreth integrimit të Bosnjës në NATO”, ka thënë Erdogan. (ORAinfo)

Lini një koment