Ejupi: Ahmet Shala ndërmjetësoi që të përfshihem në “Grand”
Prishtinë, 14 shtator – Në prapaskenat e privatizimit të Hotelit Grand thuhet se ka qenë i përfshirë edhe ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala.
Remzi Ejupi dhe Behgjet Pacolli, në dëshmitë e tyre dhënë Policisë së Kosovës, e të cilën e ka siguruar gazeta, tregojnë për mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet rreth shitjes së “Grandit”, më 2006. Biznesmeni Ejupi në dëshminë e tij thotë të ketë qenë edhe ai në garë për privatizim të Hotelit Grand, por se oferta e tij ishte e katërta në renditje. Pas tërheqjes së Gazmend Abrashit, si ofertuesi më i mirë, Ejupi ka thënë se atij i është ofruar mundësia që sërish të jetë aksionar në “Grand”. E për të qenë aksionar ka pasur ndërmjetësim nga ish-drejtori i AKM-së, Ahmet Shala (gjerësisht në “Kohën Ditore”).