Ejupi: Ahmet Shala ka ndërmjetësuar për përfshirjen time në ”Grand”
Në prapaskenat e privatizimit të Hotelit Grand thuhet se ka qenë i përfshirë edhe ish-drejtori i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Ahmet Shala.
Remzi Ejupi në dëshminë e tij dhënë Policisë së Kosovës sipas “Kohës Ditore” thotë se edhe ai ka qenë në garë për Hotelin Grand por se oferta e tij ishte e katërta.
Pas tërhejqjes së Gazmend Abrashit, si ofertuesi më i mirë, Ejupi ka thënë se atij i është ofruar mundësia që sërish të jetë aksionar në “Grand”.
E për të qenë aksionar ka pasur ndërmjetësim nga ish-drejtori i AKM-së Ahmet Shala. “Propozimi ka qenë të jem bashkë-aksionar me Zylqef Berishën, pasi që fituesi nuk kishte mundësi të mbulonte financiarisht çmimin e fituar. Kështu, negocimin në mes meje, Zylqefisë dhe grupit të Zekë Çekut e ka bërë Ahmet Shala”, ka thënë Ejupi në dëshminë e tij.
Por Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila është pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, ka thënë stë mos ketë hasur në ndonjë shkresë zyrtare me anë të së cilës ish-drejtori I AKM-së Ahmet Shala t’i ketë kërkuar biznesmenit Remzi Ejupi të jetë pjesë e privatizimit të Hotelit Grand.
Në anën tjetër Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, tash i akredituar ambassador i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, nuk ka komentuar./Indeksonline/