Dorëzohet vrarësi i Komisarit të Shijakut
Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesorë për vrasjen e Komisarit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj në fshatin Sukth Katund. Ilir Xhakja është vetëdorëzuar në fshatin Shenavlash ku ishte strehuar.
Policia e ka identifikuar në rrugë operative se kishte gjetur strehim dhe i është bërë një rrethim pa asnjë rrugëdalje për të. Në këtë situatë është negociuar dhe më pas është bërë edhe vetëdorëzimi i tij në orët e para të ditës së sotme.
Së bashku me të është siguruar edhe arma me të cilin ai dyshohet të ketë qëlluar mbi Komisarin e Policisë së Shijakut, Tahiraj. /M.Brunga/