Kalo te lënda

Vdes “rusi” 122-vjeçar, “pa duhan, pa alkool dhe pa gra!”

RUSI – Njëri nga njerëzit më të vjetër në botë, dhe me siguri më i vjetri në Rusi, vdiq në moshën 122-vjeçare në shtëpinë e vet në fshatin Serebrajkovk në Republikën e Dagestanit. Siç ka njoftuar ‘Russia today’, Magomed Labazanov ka vdekur nga një sëmundje e papërcaktuar, pasi nuk kishte ngrënë disa ditë.

Mendohet se Labazanov është lindur më 1 maj 1890, në fshatin Gadari, në Dagestan, në Rusinë cariste. Kur u pyet se cila është receta e tij për jetëgjatësi, ai u përgjigj: “Pa duhan, pa alkool dhe pa gra!” Ky punëtor mulliri ka shtuar se, këtë moshë e kishte arritur falë ushqimit të shëndoshë me pemë, perime dhe qepë.
Ka jetuar sa dy herë jeta mesatare në Rusi, e cila është 64,3 vjet.

Lini një koment