Thaçi e Nikoliq takohen në New York?
Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë intensifikuar përpjekjet për të rifilluar bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian ka paralajmëruar takime me përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së.
Ashton ka thënë se do t’i takojë Thaçin dhe Nikolicin, por nuk dihet nëse takimi do të jetë i përbashkët.
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, fillojnë më 18 shtator, shkruan express.
Zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Kocijancic ka thënë të mërkurën për mediet serbe se temë e diskutimit do të jetë vazhdimi i dialogut mes të dyja shteteve.
“Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton do të bisedojë me Presidentin e Serbisë dhe me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, në New York”, ka thënë Kocijancic./Indeksonline/