Sami Hamiti ‘me shokë’, 30 ditë paraburgim
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ua ka caktuar nga 30 ditë paraburgim tre të arrestuarve të një dite më parë, kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, Sami Hamitit dhe biznesmenëve, Agim Ademi e Muharrem Rama.
Në arsyetimin e kësaj gjykate thuhet se paraburgimi ndaj tre të dyshuarve ka të bëjë me kërcënimin e mundshëm të dëshmitarëve për rastin në fjalë.
Por mbrojta e ka kundërshtuar këtë vendim duke paralajmëruar ankesë brenda 24 orëve. Sami Hamiti, Agim Ademi dhe Muharrem Rama, janë arrestuar të mërkurën për akuza lidhur me zhvatje dhe korrupsion.
Tomë Gashi, avokat mbrojtës i kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, ka thënë se me caktimi i paraburgimit për Sami Hamitin tregon se politika është e e përzier në këtë rast. Ai ka thënë se Hamiti nuk ka kërkuar aszgjë nga askush, por dikush tjetër ka kërkuar në emër të tij./standardi.info