Rita: Jam e vetmuar
Rita Ora, ka konfirmuar edhe një herë atë që ka thënë edhe gjatë vizitës së saj në Kosovë, se nuk është në lidhje dashurie me dikënd. Kështu, ajo ka hedhur poshtë dyshimet për marrëdhënien e saj me Rob Kardashian
Në një intervistë për revistën “Rollacoaster”, Rita ka insistuar se Kardashian është vetëm mik i saj. Këngëtarja ka bërë të ditur sërish, se nuk ka ndonjë mashkull në krah dhe dyshon që mund të fillojë lidhje dashurie, për shkak të orarit të saj të ngarkuar.

“Jam e vetmuar. Do të doja të isha në një lidhje… Tani, nuk do të ishte e drejtë të jem në lidhje. Nuk kam kohë dhe nuk do të mund t’ia bëja dikujt këtë”, ka shtuar Rita, duke aluduar në një lidhje me shumë ngarkesë.
Në vazhdimësi Rita është komentuar për lidhje të mundshme me disa njerëz të famshëm, duke përfshirë edhe reperin Drake, me të cilin ajo ka qenë në turne gjatë vitit të kaluar. /Indeksonline/

