Kalo te lënda

Në “Medicus” Pati 12 Transplantime Veshkash

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, sot vazhdoi gjykimi në çështjen e njohur si “Medicus”, me dëgjimin e ekspertes së mjekësisë ligjore, Carmen Barbo, e cila kishte përgatitur një raport lidhur me provat e gjetura në Klinikën Medicus, gjatë bastisjes.

Barbo, para kolegjit dhe palëve tregoi se nga provat e marra nga prokurori, ka arritur në përfundim se ka pasur 12 çifte në të cilat ka ndodhur transplantimi. Ajo shpjegoi se 12 persona ishin “dhurues” dhe 12 të tjerë marrës të veshkave, raporton gazeta JNK.

Ekspertja tregoi se pjesëmarrës në këto operime ishin doktorët Yousufi, Kenani, Lutfiu, Rinoni dhe Dritoni, të gjithë në cilësinë e kirurgëve. Si anesteziologë ishin Sokoli, Islami dhe Syla.

Seanca e radhës në çështjen Medicus do të vazhdojë më 25 shtator./Indeksonline/

Lini një koment