Kalo te lënda

Rita,ndriçoi skenën

Pas kthimit nga vendlindja, Kosova, Rita Ora ka fluturuar në pjesën tjetër të botës, për të ndriçuar skenën e Jimmy Kimmel Live, në Los Angeles.

Kështu komentojnë mediat amerikane performancën e Ritës, në një prej ”talk show”-ëve më të famshëm amerikan.
Këngëtarja ka interpretuar singlin e saj të fundit, që njëherit është edhe i preferuari i Beyonce, “Shine Ya Light”.

Albumi debutues i Ritës ka kryesuar toplistat britanike dhe tani ajo po synon suksesin e njejtë edhe në SHBA.

Ky album, i titulluar “ORA”, përmban edhe bashkëpunime me J.Cole, Tinie Tempah, si dhe frontmenin e Black Eyed Peas, Will.i.am.

“ORA” do të dalë në shitje në tregun amerikan më 25 shtator.

http://www.youtube.com/watch?v=Pj3MyHiKo1Y&feature=player_embedded

Lini një koment