Koshtunica: “Njohja e Kosovës, në fund e pashmangshme”
Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë në opozitë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se pushtetit të ri në këtë vend i përshtatet fakti që Bashkimi Evropian nuk kërkon, në mënyrë të qartë, që Serbia ta njohë Kosovën, por ka tërhequr vërejtjen që, njohja në fund do të jetë e paevitueshme. “Shohim se, deri-diku edhe pushtetit të ri i përkon që BE-ja në këtë moment nuk kërkon qartas që Serbia ta njohë Kosovën, por ajo mund dhe do të kërkojë gjithçka dhe njohja në fund do të jetë e pashmangshme”, tha Koshtunica në një intervistë për të përditshmen V. Novosti, duke e krahasuar këtë me “pemën që piqet e piqet dhe në fund vetë bie nga dega”, transmeton Rel.
Duke e komentuar deklaratën e kryesuesit të PE-së, Martin Schultz, se në fund të rrugës drejt BE-së gjendet njohja e Kosovës, Koshtunica tha se “është e qartë se ka ardhur koha, që shtetet perëndimore hapur do të kumtojnë se njohja e Kosovës është kusht për hyrje në BE”.
Ai e ka vlerësuar si “drejtim pozitiv” faktin që qeveria e Serbisë ka hequr dorë nga politika se “BE nuk ka alternativë dhe se tani ekzistojnë raporte të reja me Rusinë”.