Gjermania 7 kushte të reja Serbisë për BE
Kushtet që Parlamenti gjerman ia shtroi Serbisë para fillimit të bisedimeve që Serbia të hyjë në BE, nuk kanë të bëjnë vetëm për Kosovën.
Para se Bundestagu të aprovojë vendim pozitiv, Serbia duhet të ndriçoj rastin e sulmit të Ambasadës gjermane në Beograd si dhe të përcaktohet mirë e drejtë për krimet e kryera në disa rajone të ish Jugosllavisë e më konkretisht në Srebrenicë.
Berlini me këtë rast ia ka parashtruar shtatë kushtet që Serbia duhet t’i plotësoj nëse mendon të hyjë në BE. Një, Serbia duhet të plotësojë kushtet e Planit Aksional të nënshkruar në fillim të vitit 2012 me Komisionin Evropian. Ky plan përfshinë 96 pika, përkatësisht detyra dhe ligje.
Dy, të ndriçohet rasti i sulmit në Ambasadën gjermane në Beograd në shkurtin e vitit 2008, kur Gjermania e pranoi pavarësinë e Kosovës. Priten mbi të gjitha përparime në ndjekjen penale të kryerësve të kësaj vepre.
Tre, Anipse Serbia ka ndërmarr hapa të mirë në kapërcimin e së kaluarës por megjithatë[ ngelin edhe shumë punë pa u bërë. Hap pas është deklarata se “në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid”. Bundestagu pres sinjale të qarta në drejtim të pajtimit në rajon.
Katër, para aprovimit të vendimit në Budestag mbi fillimin e bisedimeve me Serbinë, pfritet realizimi i plotë i marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si dhe bisedimet që do të përfshijnë tema të tjera jashtë këtyre marrëveshjeve siç janë energjetika dhe telekomunikacioni. Para aprovimit të vendimit mbi bisedimet me Serbinë, duhet të vijë deri te një përparim i dukshëm në drejtim të zgjidhjeve të çështjeve të hapura bilaterale me Kosovën.
Pesë, si çështje e veçantë janë strukturat paralele institucionale serbe në veri të Kosovës. Bundestagu pret që krahas me fillimin e dialogut duhet të fillojë edhe heqja e vazhdueshme e strukturave paralele në aparatin e sigurisë dhe të administratës si dhe financimin e tyre.
Gjashtë, Beogradi duhet që të shfrytëzojë sa më shumë ndikimin e vet se serbët në veri të Kosovës që më aktivisht të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe EULEX-in.
Shtatë, anëtarët e reja në BE nuk mund t’i bartin atje çështjet e pazgjidhura. Para fillimit të bisedimeve Serbia duhet të tregoj vullnetin e mirë se është e gatshme të arrijë normalizimin e raporteve me Kosovën me një prospektivë të qartë se këto dy vende të bëhen anëtare të barabarta për t’i plotësuar kushtet e BE-së e kështu të mund t’i realizojnë të drejtat dhe obligimet e veta pavarësisht nga njëra-tjetra dhe të dyja së bashku./standardi.info