Çeki, shkon në 19 numri i të vdekurve nga vodka
Ka shkuar në 19 bilanci i të vdekurve nga përdorimi i një vodka vdekjeprurëse në Republikën Çeke.
Shkak i vdekjes ka qenë përzierja e vodkas me menatol toksik.
Ndërkaq, krahas viktimave dhe 24 persona të tjerë gjenden të shtruar në spital nga përdorimi i alkoolit të lirë me përbërje të metanolit, që është një substancë helmuese, e përdorur për ta forcuar alkoolin, i cili prodhuesve u garanton fitime të larta në tregun e zi.
Disa nga ata që e kanë përdorë këtë alkool janë verbuar, ndërsa të tjerët janë në gjendje kome, duke ndezur shpresën tek ndihma e mjekëve.
Republika Çeke dje ka shpallur masa emergjente, derisa numri i personave që vdiqën nga helmimi me metanol ishte rritur. Në mesin e të vdekurve janë edhe dy ferma të moshës 28 dhe 21 vjeçare.
Në kioska dhe tregje është ndaluar shitja e pijeve me më tepër se 30% alkool. Nga ndërhyrja e policisë në 410 lokacione, janë gjetur 70 raste të alkoolit ilegal.
Kryeministri i Çekisë, Petër Neças, ka kërkuar nga të gjithë çekët, që të përmbahen nga pirja “e çfarëdo alkooli, origjina e të cilit është e paqartë”.
Megjithatë autoritetet kanë shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet. /E.L/