Vrasje në shalë për gjakmarrje
Gjakmarrja nuk ndalet në zonat veriore të vendit. Viktima e fundit është një 49-vjeçar në komunën Shalë të Dukagjinit, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Sipas policisë, viktima është shtetasi Marash Tonaj, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna për autorin e krimit, transmeton BW.
Grupi hetimor është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbuluar shkaqet e krimit.
Mësohet se viktima është i afërm i ish-kryetarit të komunës Shalë, Dede Tonaj, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit të rrugëve rurale në Shkodër.