Kalo te lënda

UP nderoi Malkolmin me çmimin Honoris Causa

 

Universiteti i Prishtinës nderoi sot me çmimin “Doktor Honoris Causa” historianin me famë botërore, Noel Malkolm.

Ky çmim u nda për përpjekjet e tij të vazhdueshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për kontributin në fushën e arsimit shkencës, historisë dhe kulturës shqiptare.

Historiani, Malkolm, i cili në vitin 1998 botoi librin “Kosova një histori e shkurtër”, tha se ky çmim e nderon shumë, pasi Kosova është për të një vend me vlera shumë të veçanta, raporton rtk. Ai tha se ka vendosur të shkruaj edhe për Kosovën në kohën kur ka qenë duke shkruar historinë e Bosnjës, për të nxjerrë të vërtetat, duke kundërshtuar falsifikimet historike nga ana e Beogradit./Indeksonline/

Lini një koment