Takohen krerët e PDK-së dhe AAK-së
Katër zyrtarë të lartë të PDK-së dhe AAK-së: Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Blerim Shala dhe Daut Haradinaj, janë takuar mbrëmë në Pejë, kanë bërë të ditur burime të besueshme të KosovaTimes.
Takimi mes zyrtarëve të dy partive ka ndodhur pas manifestimit që ishte organizuar për ndarjen çmimit “Hasan Prishtina” për ish-ndërmjetësin amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadorin Frank Ëisner.
Pas manifestimit dhe darkës së përbashkët në këtë ngjarje, katër zyrtarët e lartë të PDK-së dhe AAK-së janë takuar në një vend tjetër bashkërisht, por ende nuk dihet qëllimi i takimit dhe bisedat që ata kanë pasur.
“Takimi mes tyre ka ndodhur pas relaksimit të raporteve mes këtyre dy partive dhe spekulimeve të shumta se AAK do t’i bashkohet Qeverisë së Hashim Thaçit”.
Burimi i KosovaTimes ka thënë se zyrtarët e lartë të dy partive ndër të tjera kanë biseduar edhe për çështjet kryesore me të cilat përballet Kosova pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. /Telegrafi/