Kalo te lënda

Qeveria vendosë masat anti-damping për bllokat e Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës, sot, mori vendim për vendosjen e rritjes së vlerës reale për produktin e importuar nga Serbia, masa anti-damping.

Pas vendimeve që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mori për mbrojtjen e prodhuesve vendor, me datë 18.06.2012, Departamenti i Tregtisë ka pranuar aplikacionin nga Fabrika për prodhimin e bllokave të tipit “Siporeks”, nga i cili është konstatuar se rasti është i lidhur ngushtë me damping dhe me masa subvencioni nga shteti fqinjë, Serbia.

Lidhur me këtë kërkesë është mbledhur Komisioni për Vlerësimin e Masave në Importe (KVMI), bazuar në Ligjin për Masat Antidumping dhe Kundërbalancuese. Ky Komision  në vazhdimësi ka hulumtuar rastin dhe se ky hulumtim ka rezultuar në një damping të qartë të produkteve të ndërtimit, konkretisht blloqeve Siporeks të importuar nga Serbia.

Gjatë hulumtimit janë konsultuar palët e ndryshme, duke filluar nga Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Importuesit dhe Prodhuesi i vetëm në Kosovë.

Nga informatat e mbledhura për çmimin e produktit i cili importohet në Kosovë është konstatuar se i njëjti hyn në vendin tonë me çmim nën vlerën reale të prodhimit nga vendi i origjinës. Ky produkt hyn me € 25/ m3 në krahasim me çmimin e prodhimit në vendin e origjinës prej € 52,7/ m3(pa TVSH dhe shpenzimet e transportit) me çmimin Franko Fabrike. Bazuar në këto të gjetura të cilat janë bërë në periudhën prej 60 ditësh dhe të Ligjin Nr.03/L-097 për masat Antidamping dhe Kundërbalancuese, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë znj. Mimoza Kusari – Lila propozoj vendimin në Qeveri. Qeveria e Republikës së Kosovës me shumicë votash mori vendimi për rritjen e vlerës reale të produktit të importuar nga €25/m3 në €40/m3 e cila korrespondon me koston e prodhimit për 1m3 të prodhuesit vendorë./Indeksonline/

Lini një koment