Kalo te lënda

Do të jemi më aktiv në veri

Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi thotë se zgjidhja për veriun do të bëhet në bazë të planit të Ahtisarit dhe se tani e tutje kjo çështje do të aktivizohet më shumë.

“Plani i Ahtisarit ofron nivelin më të lartë të të drejtave njerëzore etnike dhe prandaj ky plan duhet të realizohet në veri. Plani i Ahtisarit është bazë për kthimin e normalitetit në veri dhe nuk do të ketë shmangie” thotë Rexhepi për gazetën “Epoka e Re”.

Rexhepi thotë se po presin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Unioni Evropian të bejnë më shumë presion mbi Serbinë për largimin e strukturave ilegale në veri.

Sipas tij tani institucionet e Kosovës do të jenë më aktive në këtë pjesë të vendit./Indeksonline/

Lini një koment