Kalo te lënda

Dodik përsërit: “Serbia duhet ta marrë veriun e Kosovës”

BANJALUKË – Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë, Milorad Dodik, tha se “bashkësia  ndërkombëtare e ka poshtëruar Serbinë dhe se për këtë arsye është koha që Serbia të marrë një kënaqësi: Veriun e Kosovës!”

Dodik shtoi se Serbia nuk duhet të jetë e burgosura e Kosovës dhe se duhet të shtrojë çështjen e përhershme të ndarjes së popullit serb dhe shqiptar.

Në një intervistë për ditoren “Danas”, të cilës i referohet ‘Koha ditore’ në Kosovë, ai ka thënë se “statusquoja nuk është zgjidhje e mirë, sepse vitet e fundit ka treguar se është në favor të ndërtimit të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

“Duhet shtruar çështjen e ndarjes së popullit serb dhe shqiptar, gjë që kritikohet edhe nga bota e zhurmshme dhe neoliberale nga Beogradi. Se bashkëjetesa e përhershme është e pamundur, këtë e tha bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999, ndërsa sot ajo nuk pranon, kur të njëjtën gjë e themi ne”, deklaron kryetar i RS-së.

Lini një koment