Kalo te lënda

Ahtisaari: Ndryshimi i kufijve duhet harruar

Martti Ahtisaari, ndërmjetësi ndërkombëtar që propozoi pavarësinë e Kosovës si zgjidhje për statusin, është i kënaqur me përmbylljen e fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit, ndërsa thotë se tani nis faza tjetër, të cilën e përshkruan si një fazë që kërkon angazhim më të madh lokal.

Në një bisedë ekskluzive për “Kohën Ditore”, në Ambasadën e Finlandës në Prishtinë, Ahtisaari nuk hezitoi të shprehet i zhgënjyer me pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës – Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia e Qiproja –  ndërsa shton se jo vetëm këto vende, por edhe vetë Serbia duhet ta njohin Kosovën shtet, sepse kthim prapa nuk ka.

Intervistën e plotë të Marti Ahtisaarfit, bashkë me pikëpamjet e tij për veriun  dhe për shumë çështje të tjera mund ta lexoni sot në Koha Ditore

Lini një koment