Kalo te lënda

Rasti “Medicus” : Dervishi pranon që ka asistuar “Dr.Vampirin”

Mbrojtja e Lutfi Dervishit e ka pranuar se ai ka marrë pjesë në transplantime të veshkave, si asistent i mjekut turk, Yousuf Somnez, në së paku një rast.

“Ne e pranojmë që dr. Dervishi ishte asistent i dr. Somnezit në transplantimin e veshkës për Bezalal Shafranin”, tha avokati Linn Slattengren, para kolegjit, raporton gazeta JNK.

Edhe disa seanca më parë, avokati i Dervishit e kishte pranuar se klienti i tij kishte asistuar në disa transplantime.

Seanca e radhës në këtë çështje do të vazhdojë të enjten nga ora 9./indeksonline/

Lini një koment