Pjesa e parë – shënoi Shaqiri
Përfaqësuesja e Zvicrës avancon me rezultat 1-0 kundër Shqipërisë në takimin kualifikues për KB 2014 në kuadër të Grupit E, i cili zhvillohet në Luzern.
Në minutat e para të sfidës të dyja skuadrat ishin të kujdesshme, ndërsa loja zhvillohej kryesisht në mesfushë duke mos rrezikuar portën e asnjërës përfaqësuese.
Rasti i parë i mirë në ndeshje ishte i kombëtares shqiptare (18’). Meha, nga 30 metra lëshoi një goditje të fuqishme qendrore dhe detyroi portierin Benaglio ta grushtojë topin në goditje nga këndi.
http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=bY-Gq_LwHPA
Ishte minuta e 22-të kur pas një gabimi në mbrojtjen kuqezi, Xherdan Shaqiri mori topin me dorë dhe shënoi. Arbitri e pranoi golin, ndërsa mesfushori i Bayern Munichut nuk festoi për të shprehur respektin ndaj Shqipërisë.
Pas golit të pësuar, lojtarët shqiptarë filluan të krijonin presion duke kërkuar nivelizimin e shifrave. Një rast për t’u përmendur ishte goditja e Ervin Bulkut nga distanca, të cilën e largoi portieri kundërshtar.
Pa përfunduar pjesa e parë, zviceranët kapën në befasi mbrojtjen kuqezi në një sulm tre ndaj tre, por përkundër rastit të rrezikshëm, shpëtoi porta e Ujkanit…