Kalo te lënda

Krasniqi: Për presidentin, vendosin partitë

Jakup Krasniqi tha se Plan më të mirë për integrimin e veriut të Kosovës se ai i Ahtisarit nuk ka, duke shtuar se për presidenten vendosin vet partitë ne Kuvend.

Kështu ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke shtuar se tani përgjegjësinë kryesore për veriun e kanë institucionet e Kosovës.  Jakup Krasniqi theksoi se çdo veprim në këtë pjesë do të jetë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, prezent në Kosovë.

 

“Unë jam i bindur që projektin Kosova e ka dhe projekt më të mirë për komunitetet nuk ka as në rajon, as në vendet e BE-së, dhe është një dokument gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i njohur si Plani Ahtisari”, tha Krasniqi.

 

Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë, sipas Krasniqit, nuk ka ndikuar aq në punën e Kuvendit, për faktin se, siç tha ai, gjithnjë vendimet e mëdha janë marrë me shumicë votash.

 

Unë mund të them se Kuvendi i Kosovës si institucion ka qenë i pavarur gjatë gjithë këtyre dy mandateve të fundit, tha Krasniqi. I pyetur se kur do të procedohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo do të ndodhë atëherë kur partitë politike, të përfaqësuara në Kuvend, janë të gatshme për një gjë të tillë.

 

Kreu i legjislativit  i bëri këto komente pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në të cilën u mor vendim që të enjten të mbahet seanca e rregullt, ndërsa të hënën të mbahet seancë me debat parlamentar, me kërkesës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Lini një koment