Kalo te lënda

Komuna e Prishtinës: VV ka mashtruar me qëllim opinionin

Komuna e Prishtinës e ka përcjell me vëmendje konferencën e fundit e Lëvizës Vetëvendosje, ku janë paraqitur disa të dhëna rreth shesheve, “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, dhe ka nxjerr konstatimin se kjo lëvizje nuk ka haber rreth asaj se çka zhvillohet në dy sheshet dhe fatkeqësisht kjo lëvizje nuk e ka idenë dhe nuk din ti lexoj shifrat, dhe duke mos pasur një njohuri të tillë, ajo ja ka huqur me prezantimet që ka bërë.

Të dhëna për sheshin “Ibrahim Rugova”

Sipërfaqja e përgjithshme e sheshit “Ibrahim Rugova” është 16000 m² Vlera e përgjithshme e ndërtimit është 4,351,218.00 euro. Nëse ketë vlerë (4,351,218.00 milionë euro) e përpjesëtojmë më hapësirën e sheshit- 4,351,218.00 /16000 del se një m² e sheshit kushton 270 euro për m² , e jo me shumë se 500 euro sa thotë-shpif Vetëvendosje.

Të dhëna për sheshin “Zahir Pajaziti”:

Sipërfaqja e përgjithshme e sheshit “Zahir Pajaziti” është 17,000 m² Vlera e përgjithshme e ndërtimit është 4,772,150.00 euro Nëse ketë vlerë e përpjesëtojmë më hapësirën e sheshit del se një m² e sheshit kushton 280 euro, e jo 500 sa thotë-shpif Vetëvendosje (4,772,150.00 /17,000 m² = 280 euro).

Të dhënat për sheshin “Nënë Tereza”

Sipërfaqja e përgjithshme e sheshit “Nënë Tereza” është 8300 m² Vlera e përgjithshme e ndërtimit është 1,000,000.00 euro Nëse ketë vlerë e përpjesëtojmë më hapësirën e sheshit del se një m² e sheshit kushton 228 euro, e jo 200 sa thotë-shpif Vetëvendosje (1,000,000.00 /8300 m² = 228 euro.

Përveç kësaj, Vetëvendosje e ka huqur edhe kur ka folur për investimet në ndërmarrjet publike në Prishtinë. Ndonëse, nuk është në përgjegjësi të saj, por e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës ka përkrahur projektin e ndërtimit të fabrikës së re të ujit me një buxhet prej 5 milion euro. Komuna ka punuar ngushtë me kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina për të kryer procedurat e shpronësimit për gypin e ujësjellësit për fabrikën e ujit në Shkabaj. Ky fakt tregon se VV nuk e ka idenë dhe e mashtron komplet opinionin kur thotë se Komuna nuk ka investuar në këtë sektor.

Është nënshkruar marrëveshja me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Ministrinë e Financave për projektin e ko-gjenerimit për ngrohje të qytetit nga avulli i KEK-ut. Në këtë projekt, komuna participin me 2 milion € si dhe do të garantoi për investimet që KfWdo të bëjë në Termokos. Projekti pritet të zgjasë dy vite dhe pas implementimit pritet të përgjysmohet kostoja e ngrohjes për qytetarë si dhe do mundësohet zgjerimi i rrjetit në shumë pjesë të tjera të qytetit. Ky fakt tregon se VV nuk e ka idenë dhe e mashtron komplet opinionin kur thotë se Komuna nuk ka investuar në këtë sektor.

Andaj, nga gjithë këto të dhëna del se Lëvizja “Vetëvendosja”, të shtunën ka mashtruar në mënyrë të qëllimshme opinionin, duke e gënjyer atë.

Komuna e Prishtinës, ia bënë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje se Komuna nuk bënë fushatë. Komuna dhe kryetari Mustafa po i realizon projektet, në kuadër të se cilave hyjnë sheshi “Ibrahim Rugova” dhe “Zahir Pajaziti”, për të cilat ka marrë votën dhe besimin e qytetarëve të Prishtinës.

Komuna nuk punon dhe nuk do të punoj sipas tekeve të VV, por punon dhe do të punojë në projektet që kanë qenë kërkesë dhe vullnet i qytetarëve të Prishtinës./Indeksonline/

Lini një koment